
Kosova luan ndeshjet e fundit të “Ligës së Kombeve”, transfertën kundër Maltës dhe sfidën me Azerbajxhanin. Nga lojtarët e grumbulluar, më shumë që të bën përshtypje është pikërisht lojtari i dalë nga kampionati kosovar, Milot Rashica.
Miloti është një shembull për t’u ndjekur, pasi me punë dhe me rezultatet që ka arritur, ka mundur të hedh hapa të mëdha në karrierën e tij. Mesfushori 22-vjeçar në fillimet e tij ka qenë pjesë e skuadrës së Vushtrisë, ku me paraqitjet e tij ka arritur t’i bëjë përshtypje skuadrës hollandeze të Viteshes. Pikërisht ishte ky ekip që bëri të pamundurën për të transferuar lojtarin dardanas, teksa këtij të fundit i dha mundësinë për të treguar aftësitë.
Me skuadrën hollandeze, Milot Rashica arriti të linte gjurmë, ndërsa me ritmin e treguar, arriti të fitonte edhe vendin e tij tek përfaqëuesja dardanase. Në janarin e vitit 2018, Miloti u transferua tek skuadra gjermane e Verder Bremenit, ku me këtë ekip javë pas jave po fitonte besimin e trajnerit, duke u kthyer në një lojtar tepër i rëndësishëm për këtë klub pavarësisht konkurrencës së madhe.
Mosha e tij e favorizon së tepërmi futbollistin e përfaqëueses dardanese, ku me Kosovën ka mundur të jetë pjesë e 14 sfidave të zhvilluara. /Shqiperia.ch/