
Meritan Shabani ka kaluar te ekipi i Wolvesit në orët e fundit të merkatos, pasi në Angli u mbyll në orën 19:00 pjesa e transferimeve. Largimi nga Bajerni është përfundimtar, pasi kontrata me klubin anglez është deri në vitin 2023.
Për trajnerin Kovaç mesfushori shqiptar doli tërësisht jashtë planeve në këtë sezon. Por edhe ky transferim nuk i zgjidh përfundimisht problemet e Shabanit, pasi do të ketë të njëjtin objektiv si edhe te bavarezët.
Lojtari shqiptar nuk do të shkojë menjëherë në ekipin A, atje ku do të kishte mundësinë të luante me yllin e formuar te Milani, Patrik Kutrone. Fillimisht Shabani do të kaloj te U-23 i Wolvesit, atje ku duhet të bind drejtuesit për ta marrë në ekipin e parë. /Shqiperia.ch/