Një moment mjafton për të ndryshuar rrjedhjën e ngjarjeve. Pak kush i besonte aftësive të mesfushorit shqiptar, pasi ishte bashkuar me ekipin që në sezonin e shkuar dhe nuk po arrinte të tregonte vlerat e tij në mënyrën më të mirë.
Mjaftoi një moment, një goditje dënimi, një ekzekutim në perfeksion i Rashicës, që të gjithë tifozët e Vederit të mahniteshin me të, ndërsa trajneri i këtij ekipi, t’i jepte besimin e munguar. Për herë të parë, pas shumë kohësh, Rashica do të jetë titullar në ndeshjen që Verderi do të zhvillojë ndaj Nurenbergut në ditën e sotme. I gjithë vështrimi është tek ky njeri. /Shqipëria.ch/