
Një histori e madhe suksesi janë dy vëllezërit Xhaka, Taulanti dhe Graniti, të cilët kulmuan dhe morën gjithë vëmendjen e Europës në Europianin e Francës. Atje do të vinte edhe përballja e tyre, ndërsa gjendeshin në dy Kombëtare të ndryshme.
E inspiruar nga e gjitha kjo, autorja Hava Kurti-Krasniqi e ka hedhur në një letër të gjithë frymëzimin e saj. Në gjithë thelbin dhe idenë trajtohet frymëzimi i fëmijëve që të lidhen sa më tepër me sportin, nisur nga shembuj konkret.
Gjatë promovimit të libri, autorja do të shprehej: “Ky libër për fëmijë është një shenjë e vogël, por që do të nxiten tema të mëdha”. I pranishëm do të ishte edhe këshilltari i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Daut Thaçi, që teksa përgëzoi autorin mbi veprën e saj, u shpreh se ky ishte një frymëzim për gjeneratat e reja. /Shqiperia.ch/