You are here
Home > Kombëtarja > Një karantinë si e Eros Grezdës, ia mbath me Oriola Marashin jashtë Kroacisë

Një karantinë si e Eros Grezdës, ia mbath me Oriola Marashin jashtë Kroacisë

Përhapjes së koronavirusit ka nisur edhe Kroacia t’i kushtojë vëmendjen e nevojshme. Pas një mbledhje të Federatës kroate, klubeve u është dhënë 1 javë pushim. Një periudhë kohe që pretendohet të mbajë futbollistët dhe stafin teknik larg ekspozimit të rrezikut që vjen nga ky virus. Shumica e lojtarëve janë mbyllr në shtëpi, por ka dhe nga ana të pabindurit.

Eros Grezda nuk shqetësohet për shëndetin e tij e aq më pak të ekipit duke thyer rregullat e vetë-izolimit. Sulmuesi shqiptar ka zgjedhur të vizitojë Hungarinë së bashku me të dashurën e tij Oriola Marashin. Futbollisti dhe modelja duket se kanë gjetur një karantinë më të mirë në Budapest duke shijuar disa ditë të munguara pushimi pranëveror. Që nga mbërritja e tij te Osijeku, Grezda nuk ka shënuar asnjë gol në 7 javë të luajtura.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top