You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Një jetë e kaluar te Zyrihu, zviceranët vendosin për fatin e gjigantit shqiptar të mbrojtjes

Një jetë e kaluar te Zyrihu, zviceranët vendosin për fatin e gjigantit shqiptar të mbrojtjes

  • Mbrojtësi i përfaqësueses dardanase, Mirlind Kryeziu, ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën zvicerane të Zyrihut. Sipas mediave zvicerane, futbollisti dardanas duket se ka arritur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e ekipit të Zyrih, teksa ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2022.

Ky lajm ditën e sotme është publikuar edhe nga klubi i Zyrihut përmes faqes së tij zyrtare. Kujtojmë që Mirlindi është pjesë e kësaj skuadre që nga mosha 7-vjeçare, ku nisi hapat e tij të parë në futboll. Që nga ajo kohë dhe deri në këtë moment, Kryeziu ka kaluar gradualisht në ekipet zinxhirë të klubit zviceran.  Ajo çka bie në sy është se këtë sezon, 21-vjeçari dardanas, ka mundur të jetë pjesë në 10 sfida. Ndonëse mosha e tij është tepër e re, duket se ka arritur të fitojë besimin e trajnerit teksa po arrin të konsolidohet edhe më shumë në mbrojtje.

Kryeziu ka një fizik tepër të pëlqyeshëm që e ndihmon në detyrën e tij, pasi është 196 cm i gjatë. Ai gjithashtu është cilësuar si e ardhmja e ekipit të Zyrihut, por edhe e përfaqësueses së Kosovës, përsa i përket prapavijës në fushën e blertë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top