You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Një “ish” i Tiranës dhe pasardhësi i Hoxhallarit ftohen në Kombëtare

Një “ish” i Tiranës dhe pasardhësi i Hoxhallarit ftohen në Kombëtare

Nëse për futbollistët shqiptarë të Tiranës është e vështirë të marrin ndonjë ftesë për të veshur fanellën kuqezi të kombëtares, për të huajt nuk mungojnë të tilla, edhe nga ata që janë cilësuar si dështime te bardheblutë.

Përfaqësuesja e Kenias ka grumbulluar për stërvitje njëditore Musa Mohamed, mbrojtësin i cili u largua pak kohë më parë nga bardheblutë ku u cilësua si një dështim absolut, edhe pse në fakt vetë lojtari pretendon se ndodhi për shkak të rrogave të papaguara.

Bashkë me të, ftesë ka marrë edhe Erik “Marcelo” Ouma, mbrojtësi 21-vjeçar i cili shihet si e ardhmja e krahut të majtë te Tirana, që me sa duket mendon të shesë Hoxhallarin në verë. Ouma u dërgua të ambientohej me kampionatin shqiptar te Kastrioti, pa shumë sukses, ndërsa është kthyer në Kenia pak ditë më parë dhe pritet që të marrë pjesë në këtë grumbullim.

Gjithsesi, nga Kenia raportohet se Ze Maria insiston që ta kenë atë në dispozicion në sezonin e ardhshëm te Tirana, gjithmonë nëse vetë braziliani do të jetë pjesë e bardhebluve. /E.K./vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top