
Thuhet se gabimet janë bërë për qëniet humane, por jo të gjitha mund të falen e mirëkuptohen. Ashtu si edhe rasti i portierit të Celtic në ditën e djeshme, Gordon. Ky i fundit ka bërë një gabim të pafalshëm, teksa i ka dhuruar golin e dytë skuadrës së Salzburgut.
Teksa mori në zotërim topin, Gordon kërkon ta luajë menjëherë atë, megjithëse përpara tij gjendej futbollisti kundërshtar. Lojtari i Salzburgut nuk e ka pasur të vështirë për të dërguar topin në rrjetë, me portën e boshatisur dhe që ishte e gjitha e tij. Një rastin identik, ishte edhe ai i portierit Karius në finalen e “Champions League” ndaj Realit të Madridit.
Ndeshja e djeshme ka përfunduar me rezultatin 1-2, ndërsa e vetmja gjë e mirë, është fakti që Celtic ka kaluar grupin pavarësisht kësaj disfate. Falë disa hapave të gabuar që ka hedhur Lepzig, skocezët mund të kalojnë më tej. Imagjinoni, “kryqëzim” për Gordon, duke e akuzuar edhe për një trukim të mundshëm dhe përse gafa e tij nuk kushtoi gjë fundja, por nëse Celtic do të eleminohej? Një gjë është e sigurt, ambienti i futbollist në Skoci është shumë i vështirë. /Shqiperia.ch/
Craig Gordon ?? pic.twitter.com/RzfrkJtTs6
— Celtic FC Fans & News ? (@Celtic1888News) December 14, 2018