Ashley Young e ka shfrytëzuar këtë verë në maksimum, për të mbuluar gjithë trupin nga tatuazhet e përjetësuara. Ajo e bërë në shpinë, ka padyshim një domethënie të madhe dhe është gjeniale. E gjitha e ndërtuar nga më të mirët e njerëzve që merren me bërjen e tatuazheve, Toni Moore dhe Molly Rose.
Në shpinë duket një fëmijë i vogël me numrin e fanellës së Young, i cili futet në një stadium të madh së bashku me babain e tij. “Ëndrrat bëhen gjithmonë realitet”, shkruhet në të ndërsa ka vend edhe për një tjetër shprehje motivuese: “Asgjë dhe askush nuk iu ndalon, kur e kupton se fuqia që ke nuk ka kufizime’./Shqiperia.ch/