You are here
Home > Kombëtarja > Niveli tjetër në Shqipëri! Gjesti që tregon shumë për Redi Jupin, parajsa e futbollit gjendet në Tiranë

Niveli tjetër në Shqipëri! Gjesti që tregon shumë për Redi Jupin, parajsa e futbollit gjendet në Tiranë

Redi Jupin e shohim gjithmonë duke bërë opinione dhe dhënë mendimet e tij rreth futbollit në Shqipëri, por tani është koha që të analizojmë ne punën e bërë prej figurës së njohur të sportit në vendin tonë. Ashtu siç edhe dihet prej kohësh, Jupi ka akademinë më të mirë të futbollit në gjithë vendin, “Football Republic”.

Kushtet në të janë në nivelin aq të mirë, aqsa zgjedhin që të stërviten edhe shumë skuadra të Superiores. Ashtu siç funksionon në gjithë botën dhe në Europë ku gjendet praktikisht “niveli tjetër”, ndërtime të tilla gjenden në periferi të qytet. Ashtu ndodh edhe me “Football Republic”, që nuk kishte sesi të ndërtohej në zemër të Tiranës, por duke gjetur ambientin më të përshtatshëm dhe sa më larg zhurmës dhe tymit të makinave.

Ndërkohë që fëmijët stërviten në kushtet e duhura dhe nuk u mungon asgjë për të zhvilluar talentin e tyre, prindërit mund të konsumojnë diçka në lokal dhe duke shijuar pamjen e mrekullueshme të natyrës. Njëkohësisht duke parë edhe fëmijën e tyre sesi stërvitet dhe me shpresën se në të ardhmen do të ulen në të tjera karrige dhe në tjetër vend, ndoshta në një stadium të madh të Europës.

Por për të kuptuar filozofinë e Redi Jupit, mjafton që të shohim pak një pjesë të caktuar te ndërtimi i kësaj akademie. Asnjë prej pemëve nuk është prekur për t’u prishur që të vendosej betoni, madje edhe një rast kur kishte “përplasje interesash”, zgjidhja është gjendur duke çarë betonin dhe jo duke e prerë pemën.

Zakonisht modele të tilla i kemi parë me admirim jashtë vendit, por ja që ka edhe në Shqipëri. Gjithashtu ka nisur prej disa kohësh edhe pishina që do të jetë pjesë e “Football Republic”, për të ndërtuar atë që mund të quhet pa frikë një parajsë për futbollin. E kush do ta mendonte që këto kushte do të vinin edhe për futbollistët e vegjël shqiptar. Frytet e kësaj pune do të shohim pas disa vitesh, kur të kemi prodhim të shtuar vendas që do të dalë edhe nga ky vend. Fundja, asgjë nuk mungon… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top