You are here
Home > Kryefaqja > Nikaj e tregoi në Kosovë se çfarë bënte bashkimi i shqiptarëve, largohet për të njëjtën histori

Nikaj e tregoi në Kosovë se çfarë bënte bashkimi i shqiptarëve, largohet për të njëjtën histori

Samuel Nikaj, i njohur ndryshe si specialist i skuadrave në ligat e para për t’i nxjerrë në elitën e futbollit, rezultoi i suksesshëm edhe njëherë tjetër në Kosovë. Tekniku që drejtoi Vushtrinë në sezonin e kaluar, me rezultatet pozitive të korrura arriti ta kthente këtë klub në majën e futbollit të Kosovës.

Në këtë rast u dëshmua më së miri se çfarë bëhej me formulën e bashkimit të shqiptarëve. Një trajner nga Shkodra, që me shqiptarët në Kosovë, fitojnë titullin dhe festojnë për arritjen e bërë. Por Nikaj ka dhënë largimin së fundmi, për të njëjtën histori siç jemi mësuar edhe më parë.

Një trajner që nuk i pëlqen për të dështuar, duke studiuar gjithçka që në fillim të sezonit, për të parë shanset dhe investimet që vijnë nga klubi që në fillim, për t’u mos kthyer në personazhin negativ te tifozët. Së fundmi kjo ndodhi me ekipin e Kastriotit, ku pasi Nikaj e ktheu në Superiore, do të largohej pasi e parandjeu fundin e historisë. Në fundin e sezonit, Kastrioti ra nga Superiorja edhe për mënyrën sesi menaxhohen situatat nga drejtuesit.

Ky largim nga Vushtria është një alarm edhe për atë që mund të ndodh në sezonin e ardhshëm te shkolla e futbollit të Kosovës: “Duke parë situatën e krijuar, me tërheqjen e kryesisë, largimin e lojtarëve të rëndësishëm, e shoh të pamundur qëndrimin tim. Prandaj po tërhiqem me përshtypjet më të mira për qytetin e Vushtrisë, bashkëpuntorët e mi dhe gjithë lojtarët pa përjashtim, pa harruar tifogrupin FORCA. Shpresoj se situate do të ndryshojë për mirë dhe do vazhdoj me sukses rrugëtimin në Superligë”. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top