You are here
Home > Kombëtarja > Ngriti flamurin shqiptar në piedestal! Çalja tregon dramën: Këtu nuk blen dot as ilaçet

Ngriti flamurin shqiptar në piedestal! Çalja tregon dramën: Këtu nuk blen dot as ilaçet

Shqipëria ka shumë persona me të cilët mund të krenohet, por që nuk arrin t’i menaxhojë në  mënyrën e duhur, sepse gjithmonë në trevat tona, preferohen njerëzit që nuk vlejnë thuajse…asgjë!

E tepruar disi për t’u thënë, por kjo është fytyra jonë e vërtetë. Nuk ka sesi të jetë ndryshe. Briken Calja quhet dhe flamurin shqiptar e ka ngritur në pedestal përpara vetëm pak kohësh. Sot? Nuk blen dot as ilaçet.

Shteti shqiptar nuk i plotëson as kushtet minimale të jetësës, por mbi të gjitha edhe mbështetja e njerëzve mungon pasi sporti shqiptar, sidomos ai i peshëngritjes, u mbush me shumë shembuj negativ të dopingut.  Gjithsesi Çalja nuk rezultoi i tillë pasi “përpiu” 3 medalje të arta duke u shpallur si kampioni i trefishtë i Europës.

“Nuk kam marrë asgjë deri më tani. Kampionatin e kam përfunduar më 28 mars të këtij viti dhe asgjë. Kjo pritje është jashtëzakonisht shumë e madhe dhe është hera e parë që po ndodh kështu.

Më japin vetëm trajtime ushqimore, çfarë mund të bëjë një kampion Europe me to? Nuk kemi mundësi as të blejmë ilaçet e nevojshme, se këtu kur përmend ilaçe të gjithë mendojnë për dopingun, por ato janë ilaçe të nevojshme për shkak se ne ngrejmë tonelata. Nuk i zëvendëson dot aq shumë kalori thjesht ushqimi. Me sa duket nuk i intereson njeriu fjala sport.

Katër milionë lekë të reja është shpërblimi, ose më saktë 3.4 mln, sepse na mban shteti edhe tatimet. Mënyra sesi na menaxhon apo sesi na trajton shteti shqiptar është me të vërtet për të ardhur keq. Edhe pse e them me gjysmë zëri këtë, kështu është e vërteta, fatkeqësisht”, ka thënë Calja për “Top Channel”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top