Në kohën kur Kosova drejtohej nga ana e trajnerit Albert Bunjaku, gjithmonë diskutohej lista e grumbulluar nga dardanët. Kjo pasi në të gjendeshin më shumë sesa 3 apo 4 lojtarë, që përfundonin me të njëjtën mbiemër si trajneri, Bunjaku.
Me ardhjen e Shalandit në krye të Kosovës, asnjë prej tyre nuk pati mundësinë të vishte më fanellën e dardanasve. Por tashmë ka një trend të ri, duke marrë parasysh afrimet e reja. Një kuriozitet i bukur është se tre lojtarët e rinjë të Kosovës, quhen Florent.
Bëhet fjalë për Florent Hasanin dhe Florent Hadërgjonajn, që e kanë mbyllur historinë e zgjedhjes së përfaqësueses që përpara disa kohësh. Në ditën e djeshme kësaj liste iu shtua zyrtarisht edhe mesfushori i Hanoverit, Florent Muslija, që nënshkroi dokumentin se do të jetë pjesë e Kosovës në të ardhmen, duke u larguar nga të rinjtë e Gjermanisë. /Shqiperia.ch/