
Shqipëria do të nis nga dita e nesërme grumbullimin sa i përket ndeshjeve që do të zhvillohen në qershor, ndaj Islandës dhe Moldavisë. Që në fillim u paralajmërua se grumbullimi i Kombëtares do të ishte i veçantë, pasi fillimisht do të stërviten disa lojtarë në Tropikal, për të shkuar me grupin e plotë në Frankfurt të Gjermanisë.
Atje do të jetë edhe stërvitja e plotë e kuqezinjve tanë, për t’u përgatitur për Islandën. Së fundmi është bërë edhe një ngatërresë e madhe e mediave, sa i përket lojtarëve që do të stërviten për disa ditë me Kombëtaren A.
Kështu do të jenë 5-6 lojtarë që Reja i ka thirrur për t’u stërvitur në Tropikal, deri në datën 26 maj. Më pas ata do t’i bashkohen menjëherë Shqipërisë U-21, jo për të udhëtuar në Islandë. Rasti i Esat Malës është i tillë, megjithëse është bërë e qartë që në fillim.
Një ngatërresë më të madhe ka pasur rasti i Kleandro Lleshit. Talenti shqiptar që luan me Leganes, është ftuar gjithashtu për t’u stërvitur me Kombëtaren A për disa ditë. Një foto e postuar me Hamdi Salihin ka bërë që në media të përflitej për afrimin përfimtar me ekipin e parë, por e vërteta është se thjeshtë ndodhet për stërvitje në Durrës me Rejan. /Shqiperia.ch/