Shqipëria ka lojtarë pafundësisht të talentuar në gjithë trevat e saj, madje me një numër të madh. Nëse që në kohët më të hershme të gjithë lojtarët do të zgjidhnin t’i bashkoheshin kuqezinjve, atëherë do të gjendeshim shumë herë edhe përtej grupeve të Botërorit.
Tani gjendja është vështirësuar edhe më tepër, pas krijimit të Kosovës si një përfaqësuese më vete. Disa prej lojtarëve kanë zgjedhur të lënë Shqipërinë për dardanët, ku mes tyre spikat padyshim Milot Rashica.
Të tjerë emra talentesh të ndritur janë në mëdyshje për zgjedhjen e tyre, teksa kanë dyshime rreth zgjedhjes së tyre mes Shqipërisë dhe Kosovës, megjithëse realisht dëshirojnë “shtratin e fqinjit”. Një prej këtyre emrave është Elvis Rexhbecaj, lojtari që luan me Wolfsburg. Përpara disa kohësh vetë mesfushori e ka thënë hapur se e ëndërron ftesën e Gjermanisë, megjithëse e ka thuajse të pamundur.
Në këtë rrugë gjendet edhe talenti i Hanoverit, Muslija. Aktualisht luan me të rinjtë e Gjermanisë, por prej disa kohësh kanë dalë fjalët për një grumbullim të menjëhershëm te Kosova. Sa i përket rastit Bastien Toma, Kosova dhe Shqipëria i kanë dërguar ftesë zyrtarisht lojtarit, që mesa duket është në pritje të thirrjes nga Zvicra.
Listës së gjatë i shtohet edhe Florian Kamberi, që mes një pritje të lodhshme për ftesën e Zvicrës, mund të ndryshojë mendim dhe të kërkoj afrimin mes Shqipërisë ose Kosovës. Të paktën në “Instagram” Kamberi ka ndryshuar diçka për mirë në atdhetarizmin e tij. E për ta përmbyllur, Meritan Shabani është një tjetër emër që meriton vëmendje të veçantë. Ky lojtar bën gjithmonë diferencën në fushën e lojës, edhe përse luan me të rinjtë e Bajernit të Mynihut, por na duhet të presim se kë do të përfaqësoj ky lojtar. /Shqiperia.ch/