Vetëm pak kohë pas vrasjes së një shtetasi grek ekstremist nga forcat RENEA, në vendin tonë dhe jashtë tij, ka nisur një debat i madh. Shkaku? Fqinjët tanë të dashur u kanë marrë jetën padrejtësisht shumë shqiptarëve, por kurrsesi nuk mund të pranojnë që një shtetas i tyre që qëllon mbi policinë shqiptare dhe vë në rrezik jetën e qytetarëve tanë, të ekzekutohet në mënyrë të ftohtë.
E sikur të mbaronte këtu, por do të ishte një banderloë e nxjerrë në “Selman Stërmasi”, që do të xhindoste edhe më shumë mediat në Greqi që e quajnë një skandal të gjithën çfarë shkruhej në të: “Një grek më pak, një bastard më pak”.
“Epixirimatias” shkon më tej, duke thënë se policia në stadium nuk bëri asnjë lëvizje të vetme, për t’i detyruar tifozët e Partizanit që të largonin atë banderolë nga stadiumi, ndërsa e konsideron të gjithën këtë situatë një fatkeqësi shqiptare.
Këtu kaq mjafton, që të shkohet më tej për të bërë një lidhje mes Edi Ramës dhe vëllait të tij, që është drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama. Ndoshta, tani në Greqi po kuptojnë vetëm pak nga mënyra sesi shqiptarët dhe familjet tona janë ndierë, ndërsa në vendin e tyre vriteshin padrejtësisht dhe torturoheshin mijëra njerëz, vetëm sepse i përkisnin shtetësisë…shqiptare! /Shqiperia.ch/