You are here
Home > Futboll Bota > Nga shtetet e bashkuara të Amerikës urohen ato të Shqipërisë, Cana gjen gjithmonë idenë gjeniale

Nga shtetet e bashkuara të Amerikës urohen ato të Shqipërisë, Cana gjen gjithmonë idenë gjeniale

Ditë e veçantë kjo e sotmja për të gjithë shqiptarët të shpërndarë nëpër botë dhe atyre në trevat shqiptare, pasi festojmë pavarësinë tonë.

Kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, gjithmonë e ka një ide gjeniale. Pavarësisht se mund të jetë edhe një rastësi e përkuar me axhendën e tij, Cana ka uruar për festën e Shqipërisë nga shtetet e bashkuara të Amerikës.

Pranë një grupi fëmijësh në Chicago, të gjithë kanë uruar duke formuar shqiponjën me duart e tyre. Kjo shkon më shumë sesa vetëm një foto e thjeshtë për urimin e një feste, por duhet kapur konteksti i saj. Nga shtetet e bashkuara të Amerikës, që një ditë të bëhen edhe ato të Shqipërisë, të gjitha trevat tona në një shtet të vetëm, ky është padyshim edhe urimi më i mirë në ditë të tilla. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top