You are here
Home > Futboll Bota > Nga Shkëndija e Tiranës te flirtimi me Kombëtaren e Kroacisë, Kastrati në mes të shkretëtirës kërkon golin

Nga Shkëndija e Tiranës te flirtimi me Kombëtaren e Kroacisë, Kastrati në mes të shkretëtirës kërkon golin

Një kampionat që nisi në mënyrën më të mirë të mundshme ishte ky për sulmuesin e Kosovës, Lirim Kastrati. Në çdo javë që do të luhej në Kroaci historia ishte e njëjtë, me Kastratin që do të gjendej në listën e golashënuesve.

Zgjedhja e Kombëtares ende nuk ishte e mbyllur, ndërsa në një intervistë për mediat kroate, vetë lojtari do t’i shkelte syrin një kalimi të mundshëm te kombëtarja kroate. Gjithsesi, vendimi i tij do të merrte formë të prerë brenda pak kohësh, teksa do t’i bashkohej Kosovës.

Por lojtari i dalë nga Shkëndija e Tiranës, nuk po kalon një formë të mirë. Në mes të shkretëtirës, Kastrati kërkon një gol jetik, pasi ka dy muaj që nuk arrin të gjejë rrjetën. E fundit ishte ndaj Inter Zapresic, teksa shënonte në atë humbje me rezultatin 2-1 të marrë në muajin tetor. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top