Visar Bekaj, ka qënë pjesë e Prishtinës në sezonin e shkuar. Portieri i Kosovës do të jetë pjesë e ekipit të Bundesligës, Hofenheimit, që zhvilloi një sezon shumë të mirë në kampionatin e shkuar.
Në një prononcim të shkurtër për “Indeksionline”, Bekaj tregon edhe për kohën kur do të zhvillohet ky transferim, për të hedhur firmën në kontratë. “Po pres që të nënshkruaj kontratën në fund të kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme. Çështja është e kryer, do të jem pjesë e Hofenheimit”, ka thënë Bekaj, duke konfirmuar për hapin e madh të karrierës. /Shqiperia.ch/