![](https://shqiperia.ch/wp-content/uploads/2018/10/vajushi-1132x509.jpg)
Vetëm dëmtimet e kanë lënë mbrapa një futbollist si Armando Vajushi. Ky i fundit i ka treguar gjithmonë cilësitë e tij në fushën e lojës, duke bërë diferencën në kohët më të hershme, por jo gjithmonë jeta e karriera të përgjigjen në mënyrën më të drejtë.
I tillë ishte edhe rastin i mesfushorit shqiptar. Së fundmi pjesë e Pro Vercellit që u rrëzua edhe nga Seria B, Vajushi nuk po arrinte të nënshkruante për një ekip. Tashmë është “Tuttomercatoweb” që e bën thuajse fakt të kryer, mesfushori shqiptar do të nënshkruajë për kampionët e Rumanisë, Cluj. Ai më parë ka qenë edhe pjesë e Kievos në Serinë A, por edhe atëherë dëmtimet dhe forma fizike jo e duhur, e lanë shumë mbrapa nga pjesa tjetër e skuadrës.
Vajushit i mungon Kombëtarja që nga viti 2014, atje ku do të shënonte edhe një gol në transfertë ndaj San Marino, në atë fitore me rezultatin 0-3. /Shqiperia.ch/