
Lirim Kastrati do të debutonte me përfaqësuesen e Kosovës më 11 tetor në sfidën ndaj Maltës. Sulmuesi 19 vjeçar po kalonte një formë fantastike në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit. Që prej nisjes së sezonit ai kishte realizuar 7 gola me fanellën e skuadrës kroate. Dhe në këto kushte Shaland nuk e mendoi dy herë ftesën për Kastratin. Kosova u duk sikur kishte gjetur një fabrikues golash për në “Ligën e Kombeve”.
Por Kroaci sulmesi nuk shënon më që prej afro një muaj. Tek Lokomotiva ishin mësuar ndryshe. Kastrati shënonte në çdo ndeshje, madje edhe me tregolësh për një ndeshje. Kriza e golave ka filluar të ndihet teksa në prag janë ndeshjet e fundit të “Ligës së Kombeve”. Shaland po përgatit një listë të re, ndryshe por edhe të ngjashme me atë të tetorit. Frika më e madhe tani për tani mbetet ftesa e rradhës për Kastratin.
Shaland nuk mund të mjaftohet vetëm me minutat e luajtura pasi Kosova ka nevojë për gola. Në këto kushte tek emri i Lirim Kastratit, trajnerit të Kosovës do i duhet të mendohet sërish. E nëse thirrja vjen, pavarësisht të gjithave, Kastrati duhet të ndihet me fat për ftesën e dytë, e cila ka më shumë vlerë se kur ishte në formën e tij më të mirë. /Shqiperia.ch/