Festimi i Granit Xhakës me shqiponjë në takimin ndaj Serbisë për Botërorin e Rusisë, është zgjedhur nga “Daily Mail” si më kontroversi për vitin 2018. Flitet për festimet që kanë hapur më tepër polemika, ku nuk kishte sesi të mungonin edhe lojtarët shqiptarë të Zvicrës.
Më pas lista vazhdon me lojtarin Robie Fowler, që e ka tepruar disi me fantazinë e tij, pasi ka festuar duke “thithur” kokainë përpara disa vitesh. Sigurisht që edhe “Përse gjithmonë unë” e Mario Balotelit nuk kishte sesi të mungonte këtë herë, që cilësohet si një nga më të veçantat në Europë, për të festuar realizimin e një goli. /Shqiperia.ch/