You are here
Home > Futboll Bota > Nëse Hysaj nuk zyrtarizohet te Interi, shkon me “njeriun e cigareve” te Roma

Nëse Hysaj nuk zyrtarizohet te Interi, shkon me “njeriun e cigareve” te Roma

Me mbarimin e kampionateve respektive dhe me afrimin e muajve të verës, hapet zyrtarisht edhe merkatoja e transferimeve të lojtarëve. Kështu klubet e ndryshme kanë filluar nga lëvizjet për të afruar pranë tyre lojtarët që janë planifikuar dhe do t’u nevojiten për sezonin e ardhshëm, ndërsa skuadra të tjera po përgatisin listên e futbollistëve që do të largojnë. Ndër këta të fundit është edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, pasi pritet që në merkaton e verës të largohet nga kampi napoletan

Pas tij, përveç trajnerit Sarri, që është i apasionuar pas Hysajt, është vënë në gjyrmët e tij edhe italianët e Interit. Sipas mediave të ndryshme, flitet se Spaleti ka pëlqime ndaj Elseidit ku njëkohësisht mund të zyrtarizohet ndonjë ofertë drejt tij. Ende pa u hapur merkatoja, për ekipin e ri të mbrojtësit shqiptar është hedhur një tezë tjetër, që mund të jetë transferimi i tij tek Roma.

Këtë gjë e thotë edhe gazetari i njohur italian, Valter De Maggio, ku sipas këtij të fundit ka shumë mundësi që vitin e ardhshëm ekipin e kryeqytetit ta marrë nën drejtim, Sarri. Në rast se ndodh një gjë e tillë atëherë Hysaj mund t’i bashkohet “njeriut të cigareve”, mënyra sesi quhet Sari, që e ka rritur në futboll dhe pa të cilin nuk ia doli, por me fanellën verdhekuqe këtë herë.

“Hysaj është vënë nën radarët e Interit. Por nëse Sarri do të largohet nga Chelsi dhe të marrë drejtimin e kryeqytetasve të Romës, atëherë nuk do të jetë çudi në rast se ai do të bashkohet me lojtarin e tij të preferuar, Hysajn, në Romë. Çështja e ekipit të ri të Elseidit, pritet që të ketë zhvillime menjëherë pas hapjes së merkatos së verës”, u shpreh Maggio për mediat italiane./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top