Frenk Riberi vazhdon të nxis urrejtjen e tifozëve të ndryshëm për të, falë sjelljes që ka treguar në kohët e fundit. Nuk ishte e largët koha kur sulmuesi francez u kthye në qendër të kritikave për shkak të biftekut të larë në ar që kishte konsumuar te i mirënjohur Nusret Gokçe.
Në shifrën e 1200 eurove, Riberi do të kthehej në personazhin negativ, kur e vazhdoi më tej situatën e ndezur, duke mos u përmbajtur me fjalët e thëna: “Të fillojmë me xhelozët, urrejtësit, ata që lindin vetëm për shkak të një vrime në prezervativ: Nënat, gjyshet dhe po ashtu edhe trungun familjar. Nuk u kam borxh asgjë. Suksesi im është fal Zotit, meje dhe atyre që më duan dhe që besuan në mua. Kurse për tjerët, ju nuk jeni asgjë më shumë se guralecë në çorapet e mia”.
Së fundmi, është sërish Riberi që kërkon të hap polemikat e vjetra, teksa Nusret Gokçe i ka kushtuar një produkt tërësisht në emrin e tij: “Golden Ottoman Steak (Ribéry # 7)”. Si të mos mjaftonte e gjitha kjo, francezi si për të shtuar mllëfin e atyre që e kritikuan fillimisht, ka postuar edhe faturën e biftekut që shkonte në 2500 dollarë. /Shqiperia.ch/