Gjithmonë kemi pasur reagime të forta nga vetë klubet europiane, kur lojtarët shqiptarë zgjedhin të bëjnë shqiponjën. Nga dënimet e marra në organizmat më të larta, apo edhe në sjelljen e ekipeve, që detyrojnë futbollistët tanë të ndryshojnë sjelljen.
Kjo ndodhi edhe te Standart Liege me Mërgim Vojvodën. Futbollisti që përfaqëson Kosovën dhe dikur ka luajtur me Shpresat e kuqezinjve, zgjodhi të bënte shqiponjën në zyrtarizimin e ekipit të ri. Por gjigandët belg detyruan lojtarin shqiptar që ta fshinte brenda pak kohësh foton e postuar, pasi hapte probleme me lojtarët e tjerë që kanë origjinë serbe.
Gjithsesi te Lacio këto diskutime as që shtrohen, pasi drejtori sportiv është Igli Tare. Më i mirë në elitën e futbollit italian, që gjithmonë është kurorëzuar me punën e tij. Valon Berisha ka zgjedhur të bëj shqiponjën në foton e postuar vetëm dy ditë para nisjes së sezonit, duke u shprehur se nuk i pritet për momentin që do të zbresë në fushën e lojës. /Shqiperia.ch/