Lokomotiva e Zagrebit po përjeton një sukses të madh në kampionatin kroat ku gjendet në vendin e dytë në renditje, pozicion ky që të dërgon në kualifikueset e Champions League. Por një arritje e tillë nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e atyre që quhet si “banda e shqiptarëve“. Futbollistët si Uzuni, Cokaj, Mersinaj, Kastrati, Tuci kanë dhënë një kontribut të çmuar këtë sezon me golat, asistet dhe paraqitjet e tyre në fushë.
Këtë e di mirë edhe vetë klubi kroat, që e pranon në një farë mënyrë se Lokomotiva e tyre ka si drejtues pikërisht lojtarët shqiptarë, të cilët e kanë udhëhequr skuadrën në shinat e duhura, ato të suksesit drejt Champions League. Me një postim në faqen zyrtare në “Twitter“, Lokomotiva e Zagrebit ka shpërndarë një foto të “bandës së shqiptarëve“ të cilët tregojnë simbolin e kombit tonë, shqiponjën. Ndërsa bashkangjitur fotos shkruhej: “Lokomotiva në drejtimin e shqiptarëve“.
Lokomotiva na 🇦🇱 pogon! 🚅👐💙 pic.twitter.com/JULHzm9N6m
— NK Lokomotiva Zagreb (@NKLokomotiva) June 21, 2020