You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Në Zvicër nuk i jepeshin hapësirat, Krasniqi huazohet te Voluntari: Dëshiroj ftesën e Shalandit!

Në Zvicër nuk i jepeshin hapësirat, Krasniqi huazohet te Voluntari: Dëshiroj ftesën e Shalandit!

Jetmir Krasniqi është një prej futbollistëve shqiptarë që ka ndryshuar skuadër në merkaton që sapo ka përfunduar. Mbrojtësi i djathtë që ishte pjesë e Luganos, për shkak të hapësirave të pakëta, është huazuar te Voluntari në Rumani.

Këtu pritet që shqiptari të jetë një titullar fiks, ndërsa dëshira e tij mbetet një ftesë nga Kosova. Në një intervistë për “Gazeta Blic”, Krasniqi ka folur edhe për transferimin e tij, duke mos anashkaluar ftesën që pret nga Shalandi në të ardhmen.

“Arsyeja qe kam dëshiruar që të largohem nga Lugano (deri në verë) është që nuk kam pasur minutazhin që kam dëshiruar.  Kam vendosur që të provojë vetën diku tjetër  që të kem mundësi të luajë sa më shumë. Objektivi im është ta ndihmojë ekipin që të shpëtojë nga rënia e ligës, kurse sa i përket objektivave personale është që të luajë sa më shumë që është e mundur dhe të dëshmojë aftësitë. Voluntari kanë shprehur interes për shërbimet e mia dhe janë treguar shumë korrekt. Klubi më ka plotësuar të gjitha kushtet që unë të huazohem në Rumani deri në verën e këtij viti.

Forma ime nuk është për momentin në 100%. Shpresojë që do të kthehem në nivelin tim më të mirë. Po pres me shumë dëshirë ftesën e Bernard Challandes, sepse është një prej objektivave që të luajë me Përfaqësuesen e Kosovën”, u shpreh Krasniqi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top