
Ai festim i Shaqirit dhe Xhakës me shqiponjë pas golave të realizuar ndaj Serbisë, do të zgjonte një reagim të ashpër në Zvicër. Ashtu si edhe shumë kohë më parë, helvetët nuk mund të përtypnin faktin se lojtarët e tyre i përkasin një tjetër shteti.
Futbollistët shqiptarë u vendosën edhe para një gjyqi të hapur, ku duhej të kërkonin falje për veprimin e bërë. Gjithashtu edhe mediat ndoqën të njëjtën linjë, duke iu vërsulur futbollistëve shqiptarë për të mos e përdorur më shqiponjën në festimet e tyre.
Sipas një studimit të universitetit shkencor të aplikuar në Zvicër, (ZHAW), fjala “shqiponjë” ka qenë më e përdorura e vitit që po lëmë pas në Zvicër. Nuk ka vetëm provokacija në Serbi, mesa duket të jesh shqiptar mjafton për t’u kthyer në temë diskutimi edhe në vënde të tjera europiane. /Shqiperia.ch/