You are here
Home > Futboll Bota > Në vendin ku Mavraj “nuk mori frymë”, Bashës i thurrin elozhe: Mbuloi edhe të keqen e shokut!

Në vendin ku Mavraj “nuk mori frymë”, Bashës i thurrin elozhe: Mbuloi edhe të keqen e shokut!

Greqia nuk dukej të ishte ambienti i duhur për kapitenin e Kombëtares tonë, Mërgim Mavrajn. Fillimisht u mendua se ambientimi te Arisi do të ishte i lehtë, pasi atje gjendej mesfushori tjetër kuqezi, Migjen Basha.

Por ky i fundit do të mbetej ende pjesë e kësaj skuadre, ndërsa përcillte Mërgim Mavrajn. Në asnjë moment të vetëm nuk mund të merrte frymë nga kritikat e shumta, ndërsa pas 7 muajsh vendosi të largohej përfundimisht nga Arisi.

Në anën tjetër, për Migjen Bashën vazhdojnë të kenë vlerësime të mëdha në Greqi. Megjithëse është përballur me luhatje të shumta, nisur edhe nga mosha, mesfushori i Kombëtares po cilësohet si çelësi i suksesit të kalimit në turin e tretë të ‘Europa Leauge’. Të paktën, këto janë elozhet që vijnë nga “Metrosport”

”Basha ishte protagonist i atij suksesi. Ai theu shumë aksione të kundërshtarëve dhe ishte në një shkëlqim të madh. Madje në të njëjtën kohë bëri që të mos dukej shumë edhe “të keqen” e shokut tjetër në mesfushë, Mattias”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top