Vedat Muriqi është kthyer në një tjetër telenovelë që nuk i dihet fundi në Turqi. Vlera që sa vjen dhe i rritet nga drejtuesit, ka bërë që dy nga gjigantët e njohur, Fenerbaçe dhe Beshiktashi të largohen nga gara dhe t’i soset durimi.
Këto ekipe janë hedhur në garë tashmë për lojtarin që zotërohet nga Milani, Andre Silva. Portugezi kërkohet me ngulm nga gjigantët në fjalë, por fillimisht duhet të shihet përgjigja e kuqezinjve. Nga ana tjetër, për Muriqin mbetet në garë vetëm Galatasarai në kampionatin turk. Këta të fundit ofrojnë deri në 4 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar, ndërsa kërkohen 10 milionë euro. /Shqiperia.ch/