
Në festën e Krishtlindjeve, ekipe të ndryshme dhe elitare në Europë e gjejnë gjithmonë një mënyrë origjinale për t’i uruar tifozët e tyre.
Arsenali e ka gjetur një të tillë, teksa ka shpërndarë urimin e festës së këtyre Krishtlindjeve. Një ide origjinale, teksa disa futbollistë ndodhen në fushën e lojës dhe bëjnë atë që dinë më mirë, të luajnë me topin.
E gjitha kjo e ardhur në tingujt e këngës simbolike “Ingle Balls”, ndërsa në fund do të ishte Granit Xhaka protagonisti që do të godiste topin për ta dërguar në rrjetë. Jo më kot, pasi shqiptari ka rrëmbyer zemrën e tifozëve topçinjë, duke qenë një nga më të mirët këtë sezon me Arsenalin. /Shqiperia.ch/