You are here
Home > Futboll Bota > Në Shqipëri e dëbuan në Itali realizon dopietë, Çani i destinuar për ekipet italiane

Në Shqipëri e dëbuan në Itali realizon dopietë, Çani i destinuar për ekipet italiane

Në vitin 2012 De Biazi afroi në ekipin kombëtar një sulmues shtatlart, tipik ai që duhet para portës e me aftësi finalizuese. Edgar Çani  luante në kampionatin polak me ekipin e Varshavës. Atë sezon gjirokastriti realizoi 11 gola dhe në Kombëtare shihej si bombëeri i cili mund t’i zinte vendin Bogdanit apo edhe shkodranit Salihi. Shënoi vetëm një gol atë vit ndërsa në Kualifikueset e Botërorit Brazil2014 realizoi dy rrjeta në tetë ndeshje. Shumë pak për një sulmes nga i cili pritej shumë.

Çani  erdhi sërish në Shqipëri, këtë herë tek ekipi i Partizanit në sezonin ekaluar. Shihej si “dështim” nga tifozët por skuadra e kuqe i dhuroi besim. Fundi ishte ai që pritej. Sulmuesi u dëbua nga Tirana për shkak të paraqitjeve të dobta që ofroi. I dashuruar pas Italisë, Çani shkoi e firmosi me një ekip të Serisë D duke përfunduar në rangun më të ulët të kampionatit fqinj. Ndeshjen e parë e nisi me dy gola. Një kampionat “lagjesh” i cili nuk kërkon shumë mund për të shënuar.  Në Itali 29 vjeçari gjen vetveten, ose është një sulmes i kalibrit të ulët për ekipe të vogla. Megjithatë Çani vijonë të bëj zhurmë sapo del nga kufijri shqiptar./Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top