Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa pushtoi rrjetet sociale, duke publikuar një foto të Shqipërisë se madhe, pikërisht flamurin që Ballist Morina ngriti në Beograd. Teksa shumë shqiptarë anembanë botës përkrahën guximin e këngëtares, duket se kjo fotografi ka nxehur serbët, të cilët kanë shkruar me mijëra komente kërcënuese dhe ofenduese.
Një prej përkrahëseve të Dua Lipës është edhe legjenda e Romës, Françesko Toti. Futbollisti italian e pëlqeu foton e publikuar nga shqiptarja, por ky fakt nuk i ka pëlqyer mediave serbëve, të cilat janë prekur së tepërmi. Të shumta janë mediat serbe që kanë reaguar me fjalët: “Përse vëllai ynë na zhgënjeve?”. Po sipas tyre legjenda e Italisë ka qenë një përkrahës i madh i Serbisë, ndërsa tashmë ka zhgënjyer shumë njerëz në këtë vend pas pëlqimit të bërë te Dua Lipa. /Sport Ekspres/