
Ajaksi në Holandë dhe Atalanta në Itali, këto janë dy klubet që po marrin gjithë vëmendjen sa i përket lojës që praktikojnë dhe rezultatet pozitive që po korrin në Europë. Me trajneri Gasperini kjo skuadër ka arritur në finale e Kupës në këtë sezon, ndërsa është shumë pranë edhe “Champions League”.
Rikthehemi pak tek të ardhurat e klubit. Në vitin 2018 kjo skuadër ka bërë rekord sa i përket fitimeve, duke marrë 158 milionë euro, nga të cilat 68 milionë euro vetëm nga tregu i transferimeve. Këtë vit Atalanta ka kushtuar vetëm 75 milionë dollarë, por sot pak para përfundimit të gjithë sezonit, vlera e saj ka shkuar në 193.95 milionë dollar, pra 61% më shumë. Të ardhura të frikshme këto, për një klub që sipas vetë presidentit të saj, kishte si objektiv mbijetesën këtë herë.
E vetmja periudhë e vështirë për trajnerin Gasperini ka qënë viti 2016, atëherë kur po diskutohej edhe largimi i tij nga Atalanta. Por më vonë do të ishin po drejtuesit e klubit, që me anë të një letre, do të shpreheshin: “Në rregull, bëj si të dëshirosh. Luaj me fëmijët”. Kjo pasi duhet të theksohet se ky trajner u ka besuar të rinjëve gjithmonë, madje në vitin e shkuar duke nxjerrë aq shumë futbollistë për tregun europian. /Shqiperia.ch/