Përpara disa kohësh futbolli shqiptar do të merrte një lajm të hidhur dhe të papritur, pasi një nga legjendat e saj, Fadil Vokrri, kishte ndërruar jetë.
Në nderim të tij, stadiumi i Prishtinës mori emrin e njeriut që i kishte dhuruar aq shumë futbollit në trevën shqiptare të Kosovës. Por nuk do të përfundohet këtu. Dashuria e madhe dhe mbështetja që Vokrri kishte te tifozët e thjeshtë, ishte e pakufijtë.
Kryetari i “Dardanëve”, një tifogrupi në Kosovë, ka deklaruar në “Sporti në KTV” se gjatë ndeshjes me Ishujt Faroe, do të ketë një banderolë të madhe në nderim të Fadil Vokrrit. Në minutën e 9, do të shpaloset po i njëjti numër. Legjendat gjithmonë do të kujtohen! /Shqipëria.ch/