You are here
Home > Futboll Bota > Në majën më të lartë të vlerësimeve, Thomas Strakosha në vendin e Zotit te Lacio

Në majën më të lartë të vlerësimeve, Thomas Strakosha në vendin e Zotit te Lacio

Ditën e djeshme gardani kuqezi, Thomas Strakosha bëri një ndeshje të madhe kundër skuadrës së Milanit. Ekipi ku ai është pjesë, Lacio arriti të merrtë një barazim ndoshta jo të merituar, pasi me atë çka u pa në fushën e lojës, të kaltërit meritonin më shumë se një pikë.

Strakosha arriti  të bënte një pritje tejet vendimtare teksa topin e goditur nga lojtari i Milanit, Çalhanoglu, arriti ta ndalonte duke e devijuar në goditje këndi. Një pritje kjo tejet vendimtare e sfidës pasi nga mediat italiane, u vlerësua performanca e portierit shqiptar. Ditën e sotme Strakosha u cilësua si një ndër më të mirët e sfidës. Ndonëse kuadrati i tij pëgjatë gjithë ndeshjes u rrezikua fare pak, Thomasi në momentet e duhura i tregoi të gjithëve edhe njëherë vlerat e tij.

Sfida e djeshme me Lacios dhe Milanin përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa përsa i përket gardianit kuqezi, ai pësoi një gol nga një top i devijuar nga shoku i tij i skuadrës. Nota e Thomas Strakoshës nga mediat italiane ishte  7.5, ku me pritjen që bëri në pjesën e parë, u cilësua si vendimtare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top