Herdi Prenga është duke luajtur padyshim sezonin më të mirë të karrierës, duke qenë një element dallues te Inter Zapresiç. Më i miri në mbrojtje dhe nga më të mirët e skuadrës, vlerësimet për mbrojtësin e Kombëtares janë gjithmonë të së njëjtit nivel.
Në takimin e fundit të luajtur në kampionat, Prenga është përfshirë në formacionin e javës në Kroaci. Vlerësimi i rradhës ka ardhur nga media kroate “Romantika”, e cila shprehet: “Është e denjë të thuhet edhe njëherë se shqiptari po luan sezonin e jetës”.
Kaq mjafton, për të kuptuar nivelin që po tregon futbollisti ynë me Zapresiç. Tashmë skuadra e tij ka fituar edhe në Kupë, duke mundur me rezultatin 3-0 Vinogradarin. Sërish 90 minuta për Prengën, që tregon se nuk ka luhatje të performancave as në Kupë. /Shqiperia.ch/