
Arlind Sejdiu është një emër i ri, që mund të shërbej si përforcim për dardanët. Sulmuesi që luan me Honkën, është i gatshëm të braktis Finlandën për t’iu bashkuar U-19 të Kosovës.
Kjo është ajo që raporton “Korneri.net”, e cila shprehet se futbollisti në fjalë do t’i vetëofrohet Kosovës, me shpresën për t’u bashkuar sa më parë edhe me U-21 që drejtohet nga Rafet Prekazi. Sejdiu është një futbollist më prespektivë dhe për t’u parë, ndërsa në klubin e tij me 18 paraqitje ka arritur të shënojë edhe tre gola.
Në ditët në vijim pritet më shumë rreth një lëvizje të tillë, që praktikisht duket thuajse e mbyllur. /Shqiperia.ch/