
Një tjetër humbje e turpshme për Trepçën 89, e cila humbet me rezultatin 3-0 ndaj Drenicës dhe e rëndon akoma më shumë gjendjen e saj. Këtë herë humbja nuk është përtypur as nga vetë trajneri, Sabit Osmani.
Madje tonet e tij kanë qenë të ashpra, duke u shprehur se ishte e tmerrshme, sesi futbollistët e skuadrës janë duke pritur me padurim muajin e janarit. “Disa lojtarë po duket se mezi presin janarin. Kjo është tmerr. Këso paraqitje Trepça ’89 me siguri nuk ka pasur në 15 vitet e fundit. Do të ketë shumë ndryshime në janar”, u shpreh Osmani, sipas asaj që raporton Indeksonline.
Trepça 89 është një ekip me histori dhe që ka shërbyer gjithmonë si minierë për talentet, ndërsa rezultate të tilla sigurisht që nuk i shkojnë përshtat dhe mënyra sesi tifozët ndihen është mëse e kuptueshme. /Shqiperia.ch/