Elseid Hysaj është futbollisti më i përmendur nga legjionarët e Kombëtares në merkaton e verës, sa i përket futbollit elitarë në Europë.
Bajern, Mançester Junajtid, Çelsi, PSG, por edhe Atletiko Madrid, e ardhmja e mbrojtësit shqiptar ngelet enigmatike. Në Itali besojnë ende se pista e fundit, është mëse e mundshme për futbollistin shkodran.
Pavarësisht se drejtuesit e klubit spanjoll e kanë mohuar një transferim të tillë, “Tuttomercatoweb” shprehet se Vrsaljko do të largohet nga ekipi i Simeones dhe këtë ta fundit do e shohin lojtarin shqiptar si një mundësi për ta tentuar gjatë merkatos së verës. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/