
Në barazim ka përfunduar takimi mes Lacios dhe Sampdorias në ditën e djeshme, në një ndeshje dramatike e cila u mbyll me rezultatin 2-2. Në minutën e fundit erdhi dhe goli i barazimit të miqëve, falë akrobacisë së Saponarës, por edhe gabimit të Strakoshës, që e kishte braktisur disi portën e tij më tepër nga ajo që duhej.
Një gabim ky që mund edhe të anashkalohej, duke parë sigurinë e treguar gjithmonë nga ana e gardianit shqiptar. Por një rast të tillë, mediat italiane nuk mund ta anashkalojnë. Këtë herë nuk është një “ëngjëll mbrojtës”, por një djall. Sipas tyre, Strakosha është vlerësuar me notën më të ulët, 4.5: “I pafajshëm në golin e Quagliarellas. Katastrofë në golin e Saponarës, teksa del nga porta e tij pa asnjë arsye”. /Shqiperia.ch/