Thomas Strakosha u kthye të mbronte portën te Lacio pas një dëmtimi të gjatë, që do e linte edhe jashtë grumbullimit te Shqipëria. Por në takimin e zhvilluar ndaj Selta Vigos, do të bënte një gafë me një gjuajtje nga distance, që i shpëtoi nga duart gardianit kuqezi.
Ndërsa afrohet gjithmonë e më shumë nisja e Serisë A, në Itali kanë frikën e dëmtimit që ka pësuar Strakosha dhe ndikimit që mund të sjell në vazhdimin e kampionatit: ‘’Ka pasur dhimbje në shpinë për më shumë se një vit. Kjo ishte arsyeja se përse nuk iu bashkua as Shqipërisë. Në verën e kaluar u operua për të zgjidhur këtë problem njëherë e përgjithmonë. Por një sezon i ri nuk mund të zhvillohet në këtë mënyrë’, shkruan “Cittaceleste”. /Shqiperia.ch/