You are here
Home > Kombëtarja > Në Itali e duan, në Shqipëri ka dyshime/ Ndoji, “mesfusha” e një Shqipërie të rigjeneruar

Në Itali e duan, në Shqipëri ka dyshime/ Ndoji, “mesfusha” e një Shqipërie të rigjeneruar

“Breshia do të ecë përpara falë edhe aftësive të Emanuele Ndojit”- ishte kjo deklarata e presidentit te klubit Italian pak kohë më parë.

Fjalë pak e besim plot, kjo është atmosfera në Breshia për mesfushorin kuq e zi të kombëtares. Talenti 21-vjeçar ka qendruar thuajse kokulur e rrallë herë nën hije kur në media shpërndaheshin “lëvdata” për ato pak suksese që Shpresat e Alban Bushit arritën këtë sezon. Kur Pannuçi e ftoi në kombëtare, e njihnin shumë pak veta. Në pak minuta tregoi se në lojë ai përcjell siguri, qetësi, saktësi, kreativitet dhe një dësirë të  madhe për të ndihmuar lojën në grup.

Cilësi mjaft të nevojshme për një mesfushor, në sektorin ku kombëtarja jonë ka pasur vazhdimisht ndryshime. Emra të rinj e të vjetër. Emra të rikthyer, të panjohur dhe herë herë emra që vetëm sa eksperimentoheshin. Alban Bushi pranoi se pa Ndojin mesfusha e tij ka mungesa të mëdha. Kjo u pa edhe në disa ndeshje ku mesfushori ishte nën urdhrat e Pannuçit. Aftësitë janë të dukshme, dëshira po ashtu.

Enigmatike mbetet zgjedhja e Pannuçit për repartin e mesfushës. A do t’u besohet të rinjëve? A do ketë një stabilitet apo do të vijojnë ndryshimet e shpeshta që veç sa dëmtojnë stilin e një lojë të qendrueshme? Megjithatë e sigurtë mbetet fakti se Emanuele mbetet një minier ari nga e cila duhet gërrmuar sa më tepër./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top