
Jack Charlton është padyshim një emër i njohur për tifozët e futbollit në Irlandë. Trajneri që ka drejtuar këtë Kombëtare shumë vite më parë, kujtohet me shumë dashuri edhe në ditët e sotme.
Shqipëria ka luajtur ndaj tij, teksa në kualifikueset e Botërorit të Amerikës 1994, kuqezinjtë kanë zhgënjyer në paraqitjet e tyre. Dy humbje ndaj Irlandës,me rezultatin 3-0 në transfertë dhe 1-2 në shtëpi, sollën edhe vendin e fundit të renditjes. Por tashmë në Irlandë, kujtojnë deklaratën e guximshme që ka dhënë në datën 7 dhjetor të vitit 1991 për dy nga kundërshtarët e tij dhe veçanërisht Shqipërinë:
“Letonia dhe Shqipëria? Jo vetëm që nuk di asgjë rreth këtyre Kombëtareve, por nuk e di se ku i bien në hartë këto vende të përgjakshme”, do të shprehej Charlton . /Shqiperia.ch/