You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Në grup me Anglinë, Shaland tregon mundësitë: Jemi Kosova, nëse nuk ia dalim këtu…ka rrugë tjetër

Në grup me Anglinë, Shaland tregon mundësitë: Jemi Kosova, nëse nuk ia dalim këtu…ka rrugë tjetër

Kosova ka mësuar kundërshtarët për kualifikueset e Europianit 2020. Një grup i lehtë mund të quhet për dardanët, nëse marrim parasysh gjithë mundësitë e tjera. Angli, Çeki, Bullgari dhe Mali i Zi, janë kundërshtarët që Kosova duhet të kalojë për të vazhduar më tej.

Trajneri Shaland është shprehur i lumtur pas shortit të hedhur, pavarësisht një kundërshtari si Anglia që ndodhet në grup. Tekniku zviceran ka thënë se gjithsesi kjo mbetet vetëm një rrugë për të kaluar në Europian, pasi nuk duhet të harrojmë edhe fazat pasardhëse të “Ligës së Kombeve”.

“Nuk është një grup i lehtë. Gjithsesi ne jemi Kosova, asgjë nuk është e pamundur. Anglia padyshim që është një skuadër shumë e mirë.

Kam besim tek djemtë e mi. Do të kemi kohë për t’u përgatitur. Kemi shanse të mira për të kaluar, gjithsesi unë e kam të qartë në kokën time. Kjo është rruga jonë e parë, nëse nuk ia dalim këtu…në rregull, atëherë kemi mundësinë tjetër për të shkuar në Europian. Gjithsesi më duhet të them se jam shumë i emocionuar”, u shpreh Shaland. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top