Juventusi është duke u ndeshur ndaj Atletikos së Madridit, në takimin e vlefshëm për “Champions League”. Kjo përballje po zhvillohet në transfertë për italianët, ndërsa pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0-0.
Vëmendja e madhe mbetet padyshim te portugezi Kristiano Ronaldo, që është një prej futbollistëve më të mirë në botë. Gjithsesi deri tani ende nuk ka mundur ta bëj diferencën në fushë, me lojtarët e Atletiko Madridit që po mbrohen në mënyrën më të mirë të mundshme.
Diferencimi i Ronaldos nga pjesa tjetër e lojtarëve, nis faktikisht që nga luksi i tepërt në veshje. Me këpucë që kushtojnë rreth 13-14 mijë dollarë zbriti në fushë ky futbollist, që ka veshur “Swarovski Nike Air Max 97”, e cila përbëhet edhe me diamante. /Shqiperia.ch/