Kosova e ka dominuar Bullgarinë në takimin e kualifikueseve të Europianit, megjithëse nuk ka shkuar më shumë se një barazim me rezultatin 1-1. Shumë raste të shpërdoruara nga djemtë e Shaland, që mund të bënin edhe më mirë sa i përket pjesës së konkretizimit.
Por fati në shumë raste ishte kundër futbollistëve dardanas, duke i mohuar edhe fitoren. Nëse Kosova është me duart në kokë për mohimin e dy pikëve të tjera, në Bullgari mendojnë se duhej ta kishin fituar ata ndeshjen. Të paktën teorikisht, pasi vetë portieri i Bullgarisë, Nikolaj Mihajlov ia ka bërë të qartë ambientit sportive në atë vend:
“E kemi nisur mirë ndeshjen, por jemi lodhur dhe i dhamë territor kundërshtarit. Skuadra e tyre ishte vetëm me të rinjtë të mirë dhe unë mendoj se do i hapin punë shumë Kombëtareve në grupin tonë. Tashmë duhet të kthehemi më në formë në qershor. Dikush do të thotë se ne duhet të kishim tre pikë, por ju e patë se çfarë loje bëri Kosova”, ka thënë portieri Mihajlov. /Shqiperia.ch/