
Çfarë po ndodh me Kristal Abazajn? Kjo është pyetja e shtruar nga orët e fundit sa i përket mediave belge pranë klubit të Anderlehtit. Futbollisti shqiptar shkoi në ekipin e njohur europian në merkaton e dimrit në formën e huazimit për një vit, me të drejtë blerje.
Por lojtari kuqezi nuk gjendet as në ekipin kroat, duke krijuar një enigmë të madhe. “Anderleht-online” kontaktoi disa ditë më parë me drejtuesit e Osijekut, për të qartësuar disi gjendjen e Abazajt dhe largimin e parakohshëm: “Nuk është më pjesë e klubit tonë. Kjo është përgjigja që na dhanë menjëherë. Kur e pyesim për arsyen, nuk ka përgjigje. Nuk na vjen as në tentativën e dytë disa ditë më pas”, shkruhet në median belge.
“Anderlecht online” ka kontaktuar edhe me vetë drejtuesit e skuadrës belge, por që as në këtë rast nuk vjen asnjë përgjigje e qartë. Sulmuesi i Shqipërisë ka vetëm një zgjedhje për të gjetur një marrëveshje të re në merkaton e verës dhe për të zgjidhur marrëveshjen me Anderlehti. /Shqiperia.ch/