
Jo vetëm një trajner fitimtar në fushën e lojës, por edhe një personazh i vërtet jashtë saj. Ky është Jurgen Klop, që shkakton shpeshherë jehonë edhe në sallën e konferencave.
Këtë herë një tjetër fjalim brilant erdhi nga tekniku gjerman, duke i bërë të pranishmit të shpërthejnë nga të qeshurat. Klop është gjithmonë i njëjti, pavarësisht se për Liverpulin pritet një derbi zjarri si ai ndaj Arsenalit, trajneri në fjalë jo vetëm që nuk duket aspak i shqetësuar, por bën edhe krahasime humoristike për futbollin në Angli.
“Ne gjermanët dhe britanikët jemi njësoj, por britanikët tolerojnë disi më shumë. Nëse nuk e merrni me qetësi, është vështirë të ndihesh i lumtur këtu. Unë nuk e di se çfarë mendojnë njerëzit në Angli për mua. Ju thoni se më duan shumë këtu, por nëse shkon e pyet tifozët e Manchesterit…
Tifozët këtu janë më të tensionuar. Për njerëzit, është e rëndësishme që ekipi i tyre i zemrës të fitojë ose të humbasë. Unë mendoj se gjithçka ndodh kështu, sepse në Angli vendosin më shumë baste në skedina”, u shpreh duke qeshur trajneri Klop. /Shqiperia.ch/