Teksa në mediat italiane gjithmonë ka pasur një dyshim për vendin e titullarit sa i përket mbrojtjes së krahut të djathtë, nëse ai do të mbahej nga Hysaj dhe Malcuit, Ançeloti në kohët e fundit gjeti zgjidhjen origjinale.
Hysaj që kalonte në krahun e majtë, ndërsa Malcuit merrte pozicionin ku më parë luante shkodrani. Pavarësisht paraqitjeve të një niveli mbi mesatar, ky improvizim nuk ka për të shkuar shumë gjatë te napolitanët. Arsyeja është e thjeshtë, italianëve i është rikuperuar një nga futbollistët më të mirë, Ghoulam.
Mbrojtësi i majtë është idhulli i tifozëve të Napolit, ndërsa loja e algjerianit bën diferencën si në mbrojtje, por edhe në pjesën sulmuese. Ghoulam ka ngelur jashtë fushave të blerta për një pësim serioz që mori në sezonin e shkuar, ndërsa rikthimi i tij si titullar është vetëm çështje kohe. Tashmë është Ançeloti që duhet të vendosë për krahun e djathtë, mes Malcuit dhe Hysajt, pasi nuk e ka një tjetër zgjidhje. /Shqiperia.ch/